Importet në Kosovë shtrenjtohen, rritje e madhe te materialet e ndërtimit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.08.2026, 16:09

Çmimet e mallrave të importuara në Kosovë u rritën me 1.4% në tremujorin e dytë të vitit 2026, krahasuar me tremujorin e parë, bëri të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Rritjen më të madhe e shënuan artikujt e gurit, llaçit, qeramikës dhe qelqit, me 5.5%. Plastika dhe kauçuku u shtrenjtuan me 4.8%, ndërsa produktet minerale me 4.7%. Rritje prej 3.6% pati edhe te tekstili.

Në krahasim me TM2 2025, çmimet e importeve u rritën mesatarisht me 2.6%. Produktet minerale kryesuan me një rritje vjetore prej 12.7%, pasuar nga vajrat ushqyese me 7.7% dhe këpucët me 5.5%.

Ndërkohë, disa produkte u liruan. Produktet bimore ranë me 5.7%, ndërsa instrumentet optike, fotografike dhe medicinale u liruan me 3.8%.

Të dhënat tregojnë se presionet mbi çmimet në Kosovë po vijnë si nga prodhimi vendor, ashtu edhe nga importet, veçanërisht në sektorët e ndërtimit dhe industrisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit