“Mjekët e ardhshëm në luftë për një numër regjistrimi”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.08.2026, 15:35

Universiteti i Mjekësisë ka nisur ditën e sotme procesin e regjistrimit për studentët fitues, por procedura duket se është shoqëruar me radhë të gjata dhe tensione mes kandidatëve.

Sipas raportimit të një studenteje, fituesit janë në pritje që prej orës 08:30, në përpjekje për të marrë një numër regjistrimi.

Na thanë në orën 14:30, por vajti ora 15:00 dhe akoma nuk janë shpërndarë numrat”, raporton studentja, duke treguar se situata është tensionuar dhe se kandidatët janë duke u shtyrë me njëri-tjetrin për të siguruar një numër.

Studentja shprehet gjithashtu e revoltuar për faktin se sekretaret kanë ndërprerë procesin për pushimin e drekës, ndërsa studentët vijojnë të presin prej orësh.

Situata ka shkaktuar pakënaqësi te fituesit, të cilët kërkojnë që procesi i regjistrimit të vijojë normalisht dhe të shmangen vonesat e mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit