Mbi 27 tonë qumësht nga Kosova asgjësohen në Maqedoninë e Veriut për shkak të aflatoksinës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.08.2026, 15:05

Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Maqedonisë së Veriut kanë ndaluar importin e dy dërgesave me qumësht UHT nga Kosova, me peshë totale prej 27 mijë e 520 kilogramësh.

Sipas autoriteteve maqedonase, analizat laboratorike kanë zbuluar prani të aflatoksinës mbi kufijtë e lejuar. Për këtë arsye, qumështi nuk është lejuar të hyjë në treg dhe është asgjësuar nën mbikëqyrjen e veterinerit zyrtar në deponinë “Drisla”.

Qumështi ishte destinuar për shitje në një zinxhir marketesh në Maqedoninë e Veriut. Mostrat janë marrë në kuadër të Programit të Monitorimit, përmes të cilit kontrollohen produktet ushqimore me origjinë shtazore gjatë importit.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se më 17 korrik ka vendosur masa të veçanta sigurie për importin e qumështit, produkteve të qumështit dhe produkteve që përmbajnë qumësht të kondensuar ose qumësht pluhur.

Me këto masa janë shtuar kontrollet zyrtare dhe analizat laboratorike, me qëllim që në tregun e Maqedonisë së Veriut të lejohen vetëm produkte që përmbushin standardet e sigurisë ushqimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit