Babai dhe i biri 5-vjeçar u gjetën të vdekur, mediat belge implikojnë edhe mafian shqiptare

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.08.2026, 14:58

Hetimi për vdekjen e 5-vjeçarit Tyméo dhe babait të tij, Bryan Brigou, ka nisur në Onhaye të Belgjikës. Tyméo u gjet i pajetë më 24 gusht, rreth dy muaj pas zhdukjes së tij bashkë me të atin. Një ditë më vonë, në të njëjtën zonë, u gjet edhe trupi i Bryan.

Trupi i fëmijës ndodhej në një zonë të dendur me shkurre pranë rrugës N97, ndërsa babai u gjet disa dhjetëra metra më larg, në anën tjetër të rrugës.

Për momentin, hetuesit po shqyrtojnë disa mundësi, përfshirë aksidentin, vetëvrasjen dhe ndërhyrjen e një personi të tretë. Një tjetër pistë e përmendur nga disa dëshmitarë është ajo e një larjeje hesapesh, por kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Një mesazh i siguruar nga mediat vendase flet për probleme financiare të Bryan dhe për një borxh ndaj disa personave të përshkruar si “të fuqishëm”. Informacione të tjera përmendin kontakte të tij me persona me origjinë shqiptare që jetojnë në Francë, por deri tani nuk ka prova zyrtare që këto lidhje kanë të bëjnë me vdekjen e tij.

Një person i afërt me Bryan pretendon gjithashtu se ai nuk kishte të ardhura të rregullta, konsumonte dhe shiste drogë dhe mund të kishte shkuar në një takim ditën e zhdukjes, i cili mund të kishte përfunduar keq.

Një tjetër hipotezë është se Bryan mund të kishte planifikuar të largohej bashkë me Tyméon dhe Tinën për shkak të borxheve.

Të gjitha këto mbeten dëshmi dhe pretendime që duhet të verifikohen nga hetuesit. Ajo që familjarët e Bryan e theksojnë vazhdimisht është lidhja e fortë me djalin e tij: “Tyméo ishte gjithçka për të. Ai nuk do t’i bënte kurrë keq.”

Hetimi pritet të zbardhë se çfarë ndodhi realisht me babain dhe djalin në ditët para zhdukjes së tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit