Shqiptari në Greqi ther gruan në sy të fëmijëve

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.08.2026, 14:44

jë tjetër ngjarje e rëndë brenda familjes është regjistruar në Rodhopi të Greqisë, ku protagonistë janë shtetas shqiptarë.

Një 44-vjeçare dyshohet se është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj 58-vjeçar, pas një konflikti familjar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në prani të tre fëmijëve të çiftit, dy prej të cilëve janë 16-vjeçarë, ndërsa tjetri është madhor.

Sipas informacioneve paraprake, çifti ishte përfshirë prej kohësh në debate dhe konflikte. Gjatë sherrit të fundit, për motive që ende nuk janë bërë të qarta, 58-vjeçari ka goditur me thikë bashkëshorten, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën në vend.

Pas ngjarjes, kur ka kuptuar se gruaja kishte ndërruar jetë, 58-vjeçari ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë naftë.

Ai është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, trupi i 44-vjeçares është dërguar në morgun e spitalit.

Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit që çoi në këtë tragjedi familjare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit