3 vite pasi ashensori i Orange Club i mori jetën 17-vjeçarit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.08.2026, 12:32

Më 26 gusht 2023, në Orange Club në Sarandë u regjistrua një tragjedi që tronditi opinionin publik. Në lokalin në pronësi të Spiro Iljadhit, u këput kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e biznesit, duke zënë poshtë 17-vjeçarin Antonio Delilaj, i cili humbi jetën.

Në lidhje me ngjarjen u arrestua montuesi i ashensorit, Lulëzim Allkushi, 43 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim pronari i lokalit, 37-vjeçari Spiro Iljadhi. Të dy u akuzuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Tre vite më pas, ngjarja mbetet një prej episodeve më të rënda të lidhura me emrin e biznesmenit të njohur në Sarandë.

Iljadhi, i njohur edhe si Ermal Iljazi dhe me nofkën “Ero”, ishte bërë më herët protagonist i një tjetër ngjarjeje të rëndë. Në vitin 2021, ndaj tij u qëllua me rreth 20 plumba, ndërsa nga të shtënat mbeti i plagosur rastësisht edhe pushuesi shqiptaro-amerikan Marin Jano. Për sulmin u akuzuan Andrea Caushi, Visi Caushi dhe Redjan Hadëri. Sot, më 26 gusht 2026, rikthejmë në vëmendje historinë e Orange Club dhe ngjarjet që e kanë vendosur emrin e pronarit të tij në qendër të kronikës së zezë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit