‘3500 euro për ta shpëtuar, por qenushi u eutanizua pas 5 ditësh: ‘Ma shitën të sëmurë‘

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.08.2026, 12:26

Një qytetare shqiptare që jeton në Gjermani ka ngritur një denoncim publik ndaj një subjekti të identifikuar si PET SHOP BELLA ALBANIA, në Tiranë, duke treguar se ka blerë një qenush me çip dhe pasaportë bullgare, të cilën ajo e cilëson si të falsifikuar.

Sipas qytetares, qenushi është transportuar drejt Gjermanisë më 2 gusht dhe ka mbërritur rreth orës 23:00. Ajo thotë se vetëm disa orë më vonë, më 3 gusht, gjendja e kafshës u përkeqësua rëndë. Qenushi nuk hante, ishte në gjendje të rënduar dhe, sipas saj, kishte filluar të nxirrte gjak.

Pas kësaj ajo e ka dërguar në tre klinika veterinare në Gjermani, përpara se të shtrohej në një spital veterinar ku u izolua dhe iu nënshtrua trajtimit. Sipas dokumenteve dhe dëshmisë së saj, qenushi u diagnostikua me parvovirozë të rëndë dhe ka shpenzuar rreth 3500 euro për trajtimin veterinar, ndërsa më 7 gusht kafsha u eutanizua për shkak të përkeqësimit të gjendjes dhe pamundësisë për t'u shpëtuar.

Ajo ka treguar se pasaporta e qenushit ishte bullgare dhe se në dokumentacion mungonin elementë që, sipas saj, duhej të ishin të pranishëm, përfshirë regjistrimin TRACES dhe vaksinimin kundër tërbimit. Qytetarja thotë se dokumentet janë bërë pjesë e një hetimi nga autoritetet gjermane, ndërsa shprehet se ka bërë denoncime edhe pranë Tatimeve dhe AKVMB-së në Shqipëri.

Një tjetër shqetësim i saj lidhet me peshën dhe moshën e qenushit. Sipas pasaportës, kafsha paraqitej si një Golden Retriever rreth 3 muajsh e gjysmë, ndërsa qytetarja thotë se kishte një peshë prej vetëm 3.8 kg, shumë më e ulët nga sa priste ajo për një qen të kësaj moshe dhe race.

Pas eutanazisë së qenushit, ajo thotë se shitësi i ka kthyer 1000 euro, ndërsa pjesën tjetër të shumës nuk ia ka rimbursuar. Sipas saj, kur ka kërkuar kthimin e parave, përgjigjja që ka marrë ka qenë: “Më denonco.”

Ajo disponon faturat e shpenzimeve veterinare, raportin e eutanazisë/vdekjes, pasaportën, të dhënat e çipit, komunikimet me shitësin dhe dokumente të tjera që, sipas saj, mbështesin denoncimin.

Qytetarja ka kërkuar që denoncimi të publikohet në mënyrë anonime, me qëllim që, sipas saj, familje të tjera të mos përballen me një situatë të ngjashme.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje JOQ, une jetoj ne Gjermani. Dua te denoncoj publikisht PET SHOP BELLA ALBANIA ne Tirane. Me shiti nje qenush me chip 900263006720995 dhe me pasaporte BULLGARE fallco BG 01 UK 009717 per shume te madhe. Qeni erdhi ne Gjermani, e mbajta vetem 6 ORE ne shtepi dhe u diagnostikua me Parvoviroze te rende.

Pagova 3500 EURO ne kliniken gjermane per ta shpetuar, por qenushja NGORDHI / u eutanizua. Veterineri gjerman thote qe Parvo inkubohet 3-7 dite, pra ma shiti te semure qellimisht. Pasaporta eshte pa TRACES, pa vaksine antirabike, dyshohet fallco. Rasti eshte ne hetim nga autoritetet gjermane LAVES Niedersachsen dosja 32.11 dhe kam bere denoncim tek Tatimet dhe AKVMB ne Shqiperi.

Kur i kerkova leket mbrapsht, pronari me tha "ME DENONCO" Kam te gjitha provat: faturat 3500 Euro, raportin e vdekjes, pasaporten, chip-in, bisedat. Ju lutem publikojeni anonim, qe mos te mashtrohen familje te tjera. Ky trafik qensh duhet te ndaloje.

Qenushi ka ardhur 3.8 kg ne nje kohe qe duhet te ishte ne moshen e ti 12-14 kg

Ja dhe fotot e pasaportes bullgare me qen te blere ne shqiperi. Qeni me ka ardhur me dt:2.8 ne oren 11 te nates dhe kam dal e kam marre ne Hannover qe eshte 2 ore larg nga Oldenburgu ku une banoj,dhe me dt 3.8 e kam quar ne klinike veterinar ne 3 vende dhe me thane se marrim persiper duhet te izolohet dhe kete e bene vtm spitali i kafsheve.E qova aty sps qeni po dilte vtm gjak dhe spo hante e vtm po renkonte dhe ato e moren dhe vazhduan me tej.Dmth qeni ska ndenjur me shume se 6 ore tek une.Dhe zoterin e kam njoftuar per te gjitha gjerat qe ne momentin e pare kur e pava qenushin sa nje grusht dhe ne ate gjendje ne nje kohe qe siç e shkruan pasaporta eshte marre per golden retriver dhe ishte 3 muaj e gjysem.

Ky supozohet te jete ajo rrace dhe ajo moshe sipas zoteris,nejse su mora me ate pune thjesht smund ta shihja me kafshen e gjore ne ate gjendje. Me dt 7.8 i kane bere gjilperen dhe e kane eutanizur sps su bente me asgje. Qeni sic e thash dhe me lart eshte blere ne shqiperi dhe me ka ardh me pasaporte bullgare,pa fature me virus e as ajo rrace i keqmbajtur sps sishte as 1 e 3 e peshes se vet

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit