Shkoi në Berat për të parë gjininë e fëmijës, kapet personi që tentoi të vrasë Guccin e TikTok-ut

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.08.2026, 10:35

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit kanë arrestuar mbrëmjen e kaluar në Berat Bledar Çunin, 35 vjeç, i shpallur në kërkim për “vrasje të mbetur në tentativë” ndaj Fabion Kuçit, i njohur në rrjetet sociale si “Guçi”.

Çuni dyshohet se është një prej autorëve të një ngjarjeje të ndodhur në dhjetor 2025 në Durrës, ku Fabion Kuçi u dhunua dhe u plagos me armë zjarri. Në këtë ngjarje dyshohet se kanë marrë pjesë edhe Fabjan Brahja dhe një person me inicialet L.B.

Sipas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga policia kriminale e Durrësit dhe ajo e Beratit, Çuni ndodhej në një lokal në Berat, ku kishte marrë pjesë në një festë familjare me rastin e përcaktimit të gjinisë së fëmijës së tij.

Pas përfundimit të festës, forcat e policisë dhe FNSH-ja e ardhur nga Fieri ndërhynë duke bërë arrestimin e 35-vjeçarit. Ai nuk ka bërë rezistencë. Gjatë kontrollit të automjetit të tij dhe të disa personave të tjerë nuk janë gjetur armë apo sende të tjera të paligjshme.

Çuni pritet të dërgohet në Durrës, ku do të përballet me procedurat gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”.

Ndërkohë, një tjetër person i dyshuar si bashkëpunëtor i tij, Fabjan Brahja, ishte arrestuar më herët nga policia e Durrësit, në muajin maj, në banesën e tij në Kamëz.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit