Pylli i Sodës plot plehra, qytetari: Gjendja vijon prej një jave

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.08.2026, 11:01

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për gjendjen e krijuar në zonën e Pyllit të Sodës, pranë Venusit në Vlorë, ku mbetje urbane janë grumbulluar rreth koshave të plehrave. Sipas tij, zona duket sikur nuk është pastruar prej disa ditësh, ndërsa banorët i kanë thënë se kjo situatë vijon prej rreth një jave.

Përmes një thirrjeje publike, qytetari kërkon ndërhyrjen sa më të shpejtë të strukturave përgjegjëse për pastrimin e zonës, duke theksuar se qëllimi nuk është fajësimi i askujt, por zgjidhja e problemit. Në të njëjtën kohë, ai u bën apel edhe qytetarëve që të tregojnë më shumë kujdes dhe të kontribuojnë në ruajtjen pastër të hapësirave të përbashkëta.

Denoncimi:

Ju lutem, nëse mund të bëni diçka për këto pamje tek Pylli i Sodës në Vlorë. Sot, në Pyllin e Sodës, pranë Venusit në Vlorë, u përballëm me këtë pamje: plehra të grumbulluara rreth koshit dhe një zonë që duket sikur ka mbetur pa u pastruar prej ditësh. Më thanë se kjo gjendje vazhdon prej rreth një jave. Nuk po e shkruaj këtë për të fajësuar askënd, por për të bërë një thirrje qytetare: ju lutem, kushdo që është përgjegjës për pastrimin e kësaj zone, të ndërhyjë sa më shpejt. Dhe një thirrje edhe për ne, qytetarët: ta mbajmë pastër atë që është e përbashkët për të gjithë ne.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit