Lirohet nafta në Kosovë, shtrenjtohen benzina e gazi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.08.2026, 09:08

Sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, nafta është liruar për 1 cent, duke zbritur nga 1.79 euro në 1.78 euro për litër.

Në anën tjetër, benzina është shtrenjtuar për 1 cent, nga 1.53 euro në 1.54 euro për litër.

Rritje ka shënuar edhe gazi, i cili nga 0.62 euro është ngritur në 0.63 euro për litër.

Çmimet e reja maksimale kanë hyrë në fuqi sot, më 26 gusht, në orën 10:00.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit