“S’kam lekë me vete”, taksisti denoncon klienten: Mori shërbimin dhe s’pagoi!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.08.2026, 00:04

Një taksist i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të pazakontë që, sipas tij, ka ndodhur gjatë një shërbimi në Tiranë.

Shoferi pretendon se një 34-vjeçare, e identifikuar si Arime D. ka përdorur shërbimin e tij për të shkuar drejt Institutit, por nuk ka kryer pagesën prej 10 mijë lekësh. Në pamjet e dërguara në redaksi, shihet edhe karta e identitetit të gruas, ku duken të dhënat e saj personale.

Në pamjet e dërguara në redaksi, fillimisht gruaja ndodhet brenda taksisë, ndërsa shoferi i kërkon të paguajë faturën. Ajo i kërkon vazhdimisht t’i hapë derën dhe në një moment deklaron se nuk ka para me vete.

Shoferi i tregon faturën e taksisë dhe i kërkon shumën prej 10 mijë lekësh, ndërsa debati vijon për disa minuta. Në fund, ai i sugjeron të marrë çantën dhe të shkojnë bashkë në shtëpi për të marrë paratë.

Pas kësaj, në pjesën e dytë të videos, gruaja ndodhet jashtë automjetit dhe i kërkon me ngulm shoferit t’i kthejë kartën e identitetit. “Më jep kartën”, dëgjohet të përsërisë disa herë, ndërsa taksisti i përgjigjet se do t’ia japë pasi të kryejë pagesën.

Gjatë debatit dëgjohen edhe deklarata të tjera nga gruaja, e cila përmend Kishën e Laçit dhe qeverinë, ndërsa kërkon kartën e identitetit. Shoferi, nga ana tjetër, i kërkon vazhdimisht paratë dhe në një moment i thotë se mund të presin edhe policinë.

Taksisti thotë se nuk e ka denoncuar rastin në polici, pasi i ka ardhur keq për gruan. Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që ajo përballet me taksistë për shkak të pagesës dhe pretendon se sjellja e saj gjatë rastit ishte e qëllimshme për të shmangur detyrimin.

Megjithatë, këto janë pretendime të denoncuesit dhe JOQ Albania nuk mund t’i konfirmojë në mënyrë të pavarur. Po ashtu, nuk mund të përcaktojmë nga pamjet nëse 34-vjeçarja ka apo jo ndonjë problem shëndetësor, ndaj nuk do të spekulojmë për këtë.

Pamjet e dërguara nga taksisti tregojnë të gjithë debatin, ndërsa sipas tij, pagesa prej 10 mijë lekësh për shërbimin nuk është kryer.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit