Zjarri përfshin malin e Shashicës, flakët përhapen me shpejtësi nga era

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.08.2026, 22:39

Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme në malin e Shashicës, në zonën e Kaninës në Vlorë, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga erërat e forta.

Një dëshmi e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania sjell pamje nga zona, ku dallohen flakë të mëdha që po përparojnë në terren.

Sipas raportimit të qytetarit, era e vazhdueshme po favorizon përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë kontrollin e vatrës. Zjarri ka përfshirë bimësi dhe shkurre në zonën malore.

Shërbimet zjarrfikëse janë angazhuar për ndërhyrjen dhe izolimin e flakëve, ndërsa puna në terren vijon për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Në këtë fazë nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar edhe sipërfaqja e prekur.

Pamjet e mbërritura në redaksinë tonë tregojnë situatën në malin e Shashicës, ku era po favorizon përhapjen e flakëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit