Një video me pamje të rënda që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale tregon një ngjarje tragjike të ndodhur në kopshtin zoologjik në João Pessoa, të Brazilit.
Në pamjet e publikuara shfaqet momenti kur një 19-vjeçar kapërcen barrierat mbrojtëse 6-metërshe dhe ulet nga trungu i një peme drejtpërdrejt brenda hapësirës ku mbahej një luaneshë. Ngjarja përfundoi në mënyrë fatale për të riun, i cili u sulmua menjëherë nga kafsha e egër sapo preku tokën brenda rrethimit, duke mos u mbijetuar dot plagëve të marra.
Pas ngjarjes, autoritetet e kopshtit zoologjik sqaruan se luanesha reagoi në mënyrë krejtësisht instinktive për mbrojtjen e territorit të saj, pas futjes së papritur të të riut në kafaz. Për këtë arsye, u bë me dije se eutanazimi i kafshës nuk u mor aspak parasysh si opsion. Luanesha vazhdoi të mbahet nën kujdesin dhe monitorimin e specialistëve e stafit mjekësor të kopshtit zoologjik.