Motorristi kapet mat duke ngrënë nga porosia e klientit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.08.2026, 20:19

Një video që është bërë virale në rrjetet sociale gjatë orëve të fundit tregon një motorrist të ndaluar në rrugë, në Napoli, teksa konsumon ushqim nga një paketim që sipas gjithë gjasave duhet t'ia dërgonte një klienti.

Pamjet, të xhiruara nga një banor i zonës dhe të shpërndara gjerësisht në rrjet, u publikuan edhe nga eurodeputeti italian Francesco Emilio Borrelli, duke nxitur një valë të madhe reaksionesh e komentesh.

Nga paketimi që duket në filmim krijohet përshtypja se porosia është bërë përmes një platforme tip "delivery", por për këtë pikë, ashtu si për pjesën tjetër të ngjarjes, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit