Ethet e Nilit mbërrijnë në Shqipëri, transmetohen nga mushkonjat

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.08.2026, 19:25

Rasti i parë me Ethet e Nilit Perëndimor në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht në qytetin e Korçës, ku një 72-vjeçar ka rezultuar i infektuar nga ky virus. I moshuari fillimisht ka shfaqur probleme shëndetësore dhe i është drejtuar spitalit rajonal, ku pas kryerjes së analizave mjekësore u konfirmua prania e virusit. Momentalisht ai ndodhet i shtruar në spital ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Detaje lidhur me rastin ka dhënë epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik, e cila bëri me dije se deri më tani ky mbetet i vetmi rast i identifikuar dhe se nuk ka raste të tjera të konfirmuara apo të dyshuara në vend.

Sipas ISHP-së, 72-vjeçari nuk ka udhëtuar jashtë Shqipërisë, ndaj dyshohet se infektimi ka ardhur si pasojë e pickimit të një mushkonje brenda territorit.

Epidemiologia sqaroi se sëmundja transmetohet përmes mushkonjave bartëse të cilat e marrin virusin nga zogjtë apo kuajt e infektuar, duke theksuar gjithashtu se virusi transmetohet vetëm nga mushkonjat dhe nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit