Nis aksioni për kontrollin e peshës së bukës dhe peshoreve në furrat e Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.08.2026, 18:59

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), ka nisur kontrollet në furrat e bukës në gjithë vendin për të verifikuar peshën reale të produkteve dhe vlefshmërinë e peshoreve.

Aksioni ka nisur në rajonin e Prishtinës dhe do të vazhdojë edhe në komunat e tjera, pas ankesave të konsumatorëve se pesha e deklaruar e bukës nuk përputhet me atë reale.

Gjatë inspektimeve po kontrollohen peshoret, pesha e bukës dhe dokumentacioni i bizneseve. Sipas AMK-së, mospërputhja mes peshës së deklaruar dhe asaj reale konsiderohet mashtrim ndaj konsumatorit dhe mund të dënohet me gjobë nga 1 mijë deri në 10 mijë euro.

Ndërsa përdorimi i peshoreve të parregullta mund të sjellë gjoba nga 500 deri në 1.500 euro për subjektet juridike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit