Dy lëkundje të njëpasnjëshme sizmike janë regjistruar në zonën e Lushnjës, duke shkaktuar shqetësim te banorët.
Sipas të dhënave të raportuara paraprakisht, lëkundjet kanë pasur magnitudë rreth 3.7 të shkallës Rihter. Tërmeti është ndjerë në zonën e Lushnjës dhe pritet që të dhënat përfundimtare të përcaktojnë me saktësi epiqendrën, thellësinë dhe oraret e dy lëkundjeve.
Deri në këto momente, nuk ka të dhëna të konfirmuara për dëme materiale apo persona të lënduar nga lëkundjet e sotme.