Kamioni “fluturon” mbi 100 km/h në autostradën Durrës-Tiranë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.08.2026, 15:59

Një tjetër denoncim shqetësues vjen nga autostrada Durrës-Tiranë, ku një qytetar ka filmuar një kamion që dyshohet se lëviz me shpejtësi mbi 100 km/h.

Bëhet fjalë për një mjet të tonazhit të rëndë, që në një prej akseve më të ngarkuara të vendit duket se lëviz me një shpejtësi që ngre seriozisht pikëpyetje për sigurinë rrugore.

Kamion mbi 100 km/h në autostradë, ndërsa pasojat e një humbjeje kontrolli mund të jenë katastrofike.

Në një rrugë ku qarkullojnë çdo ditë mijëra automjete, drejtuesit e mjeteve të rënda duhet të jenë ndër më të kontrolluarit. Por pamje të tilla tregojnë se, pavarësisht radarëve, dronëve dhe gjobave të deklaruara nga autoritetet, shkeljet vijojnë të ndodhin hapur.

Pyetja është e thjeshtë: ku janë radarët kur kamionët ecin mbi 100 km/h në një nga autostradat më të ngarkuara të vendit?

Siguria rrugore nuk garantohet me aksione për kamera, por me kontrolle reale në terren.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit