14-vjeçarja në Shtime gjen kuletën me 260 euro dhe e dorëzon në Polici

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.08.2026, 15:25

Një 14-vjeçare nga fshati Davidovc i Shtimes ka treguar një shembull të lartë ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare.

E. Baftiu, të hënën rreth orës 10:00, ka gjetur një portofol brenda të cilit kishte 260 euro dhe dokumente identifikuese. Pa hezituar, ajo e ka dorëzuar atë në Stacionin Policor në Shtime.

Falë dokumenteve të gjetura, Policia ka arritur ta identifikojë pronarin e portofolit, E.M., 17-vjeçar nga fshati Reçak, i cili më pas është njoftuar dhe është paraqitur në stacion për ta marrë atë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar 14-vjeçaren për gjestin e saj, duke e vlerësuar si shembull të ndershmërisë dhe qytetarisë së mirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit