Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një e mitur ka rënë nga terasa e një banese në katin e gjashtë dhe ka pësuar lëndime të rënda.
Pas incidentit, ajo fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Drejtori i Emergjencës në QKUK ka bërë të ditur se e mitura është trajtuar në njësinë e politraumës dhe më pas është transferuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës së Pediatrisë për trajtim të mëtejshëm . “Është trajtuar në poliknikën për traumë e rëndë,është transferuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës së Pediatrisë për trajtim të mëtejshëm”, është bërë e ditur nga QKUK.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes pas njoftimit për rastin dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.