Identifikohen viktimat e aksidentit në Golem

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.08.2026, 14:49

Elton Luzati, 44 vjeç, dhe Oldion Tusha, 42 vjeç, janë dy viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Golem. Tusha, banues në Mirditë, ishte pasagjer në motomjetin që drejtohej nga Luzati. Aksidenti ndodhi rreth orës 00:20 në rrugën dytësore në zonën e plazhit të Golemit, ku motomjeti u përplas me një bordurë.

Sipas të dhënave paraprake, motomjeti dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë në momentin e përplasjes, e cila rezultoi fatale për të dy personat. 44-vjeçari Elton Luzati dyshohet se humbi jetën në vendngjarje, ndërsa edhe 42-vjeçari Oldion Tusha nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve të tij. Hetuesit po verifikojnë dinamikën e ngjarjes, ndërsa dëshmitë dhe provat e mbledhura në vendngjarje pritet të ndihmojnë në dokumentimin e plotë të aksidentit tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit