Ky është i riu kosovar që humbi jetën në detin e Shëngjinit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.08.2026, 14:10

Shpejtim Syla është i riu nga Kosova që humbi jetën gjatë ditës së hënë në detin e Shëngjinit.

Lidhur me vdekjen tragjike të të riut ka shkruar shkolla “Adem Kastrati” në Gjilan, ku i ndjeri ishte pjesë e saj për tri vjet.

“Drejtoria e shkollës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, të afërmve, profesorëve dhe të gjithë nxënësve, veçanërisht shokëve dhe bashkëmoshatarëve të tij.

Shpejtim Syla ishte nxënës i shkollës sonë për tri vite, në drejtimin Pikturë, të cilin e përfundoi në maj të këtij viti. Ndarja e tij e parakohshme nga jeta është një humbje e madhe për familjen dhe ne që e njohëm. U prehtë në paqe, shpirti i tij!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit