Autobusët e Durrësit drejt Europës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.08.2026, 12:27

Një qytetar ka denoncuar pritjet e gjata dhe kushtet e vështira të transportit publik në linjën nga Plazhi drejt Durrësit. Sipas tij, për të përshkuar këtë distancë është dashur të presë rreth 30 minuta, ndërsa fluksi i madh i pasagjerëve ka bërë që autobusët të mbushen plot.

Problematika, sipas qytetarit, nuk lidhet vetëm me vonesat, por edhe me kushtet brenda autobusëve. Ai pretendon se disa prej tyre nuk kanë kondicioner, duke e bërë udhëtimin veçanërisht të vështirë në temperaturat e larta të këtyre ditëve.

Qytetari ka dërguar edhe një video, ku kërkon vëmendje ndaj situatës dhe përmirësimin e shërbimit të transportit publik. Fluksi i lartë gjatë sezonit turistik ka sjellë edhe më herët vështirësi në qarkullimin në Durrës dhe në rrugët drejt zonës së plazhit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit