Kostoja e rrugëve “zhytet” deri në 88.7%, shifrat e 4-mujorit ngrenë pikëpyetje

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.08.2026, 11:26

Kostoja faktike për kilometër rrugë ka rezultuar më e ulët në shumicën e kategorive të programit “Ndërtim rruge” gjatë 4-mujorit të parë të vitit 2026, krahasuar me koston mesatare për njësi të vitit 2025. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kostoja për kilometër ka shënuar rënie në katër nga pesë kategoritë ku krahasimi është i mundur.

Sipas Monitor, rënia më e fortë është regjistruar në ndërtimin e rrugëve të tipit B me dy korsi, ku kostoja zbriti nga 353,2 milionë lekë për kilometër në vitin 2025 në 39,9 milionë lekë në 4-mujorin e parë të 2026, një ulje prej 88,7%. Ndërkohë, për rrugët e tipit C2, kostoja ra me 9,3%, ndërsa për rrugët e tipit A me standardin e ri, nga 728 milionë në 579,6 milionë lekë për kilometër, me një rënie prej 20,4%.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se këto shifra janë paraprake dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht koston përfundimtare të projekteve. Diferencat mund të lidhen me fazën e punimeve, llojin e ndërhyrjeve dhe kohën e kryerjes së pagesave. Ndryshe nga kategoritë e tjera, rrugët e kategorisë B shënuan rritje të kostos me 19,8%, nga 559,8 milionë në 670,8 milionë lekë për kilometër, por kjo mbetet rreth 48% më e ulët se kostoja e parashikuar në planin e vitit 2026.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit