“Kosova është Serbi, do të ketë luftë” – mesazh kërcënues ndaj një gruaje në Mitrovicën e Veriut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.08.2026, 10:58

Një rast kanosjeje është raportuar në Mitrovicën e Veriut, ku një grua ka pranuar në telefonin e saj një mesazh me përmbajtje kërcënuese dhe nacionaliste.

Sipas raportimeve, mesazhi i dërguar nga një person ende i paidentifikuar përmbante pretendime se “Kosova është Serbi”, si dhe thirrje që shqiptarët e Kosovës të largohen nga vendi.

Në vazhdim, përmbajtja e mesazhit është përshkallëzuar me kërcënime për luftë dhe deklarata për vrasjen e shqiptarëve të Kosovës.

Rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës më 24 gusht, pasi mesazhi ishte pranuar një ditë më herët në telefonin e saj. Policia ka njoftuar Prokurorin kujdestar, i cili ka udhëzuar inicimin e procedurës për veprën penale “Kanosje”.

Hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personit që ka dërguar mesazhin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit