Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Golem, ku humbën jetën dy të rinj.
Sipas dëshmive të banorëve të zonës, dy të rinjtë dyshohet se po kryenin manovra me motor në mes të rrugës, duke ngritur gomën e tij në lëvizje. Në një moment, drejtuesi ka humbur kontrollin e motomjetit.
Banorët kanë treguar për mediat se motori është përplasur fillimisht me një shtyllë dhe më pas ka goditur hyrjen e një pallati.
Nga përplasja humbi jetën drejtuesi i motomjetit, Elton Luzati. Edhe pasagjeri, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda.
Ai u transportua në Spitalin e Durrësit me shenja jete, por ndërroi jetë pak më vonë, pavarësisht ndihmës mjekësore.