Motomjeti përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona në Golem

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.08.2026, 08:54

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 00:20 të mëngjesit të sotëm në Golem, ku dy persona kanë humbur jetën pasi motomjeti me të cilin udhëtonin është përplasur me një bordurë. Sipas Policisë, në motomjet udhëtonin dy persona, të cilët nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra nga përplasja.

Viktimat janë drejtuesi i motomjetit, 44-vjeçari me inicialet E. L., dhe pasagjeri, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur. “Rreth orës 00:20, të datës 25.08.2026, në Golem, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, ende i paidentifikuar”, njofton Policia.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu, vijojnë verifikimet për identifikimin e pasagjerit që humbi jetën në aksident.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit