Asfalti në autostradën Durrës-Tiranë prej 3 ditësh i degraduar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.08.2026, 07:48

Prej tre ditësh, autostrada Durrës-Tiranë vijon të jetë në këtë gjendje, ndërsa qytetarët shprehen të shqetësuar për mungesën e ndërhyrjes nga institucionet përgjegjëse.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara, një pjesë e sipërfaqes së rrugës është çarë dhe është dëmtuar, ndërsa në disa segmente asfalti paraqitet i ngritur dhe i amortizuar. Qytetarët thonë se situata vijon prej disa ditësh, por deri më tani nuk është ndërhyrë për riparimin e saj.

Problemi po krijon vështirësi për drejtuesit e automjeteve që lëvizin në këtë aks rrugor, i cili është ndër më të frekuentuarit në vend. Pavarësisht se situata vijon prej disa ditësh, deri më tani nuk është ndërmarrë një ndërhyrje për rregullimin e saj.

Qytetarët apelojnë për ndërhyrje sa më të shpejtë nga autoritetet, duke kërkuar që problemi të zgjidhet dhe aksi të kthehet në kushte normale për qarkullimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit