Detaje nga krimi brenda familjes në Lushnje, autori u konfliktua si fillim me të vëllanë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.08.2026, 07:25

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zhymë, në njësinë administrative Krutje të Lushnjës. Rreth orës 21:20, 45-vjeçari Florion Dalladaku dyshohet se ka goditur me sqepar nënën e tij, 80-vjeçaren Fanije Dalladaku.

E moshuara ka marrë plagë të rënda dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve, duke ndërruar jetë. Gjatë ngjarjes është plagosur rëndë edhe babai i 45-vjeçarit, 77-vjeçari Hasan Dalladaku, i cili është transportuar me urgjencë në spital.

I moshuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë. Vijojnë veprimet hetimore për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e konfliktit brenda familjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit