Turisti ‘elitar’ nga Italia filmohet duke vjedhur iPhone në një dyqan

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.08.2026, 23:45

Një rast vjedhjeje është filmuar nga kamerat e sigurisë në një dyqan celularësh në Tiranë.

Siç shihet në pamjet e dërguara nga pronari në redaksinë e JOQ Albania, një person merr një iPhone nga vitrina e dyqanit dhe e vendos në xhep, ndërsa veprimi duket qartë në kamerat e sigurisë.

Pronari pretendon se bëhet fjalë për një shtetas të huaj, të cilin e dyshon se është italian. Ai ka bërë me dije se do të kryejë denoncimin në Polici për rastin.

Pronari kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit të filmuar. Kushdo që ka informacion mbi identitetin ose vendndodhjen e tij, mund të kontaktojë me autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit