Shoferi “ndez” asfaltin, lëviz në rrugë me rimorkion pa rrotë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.08.2026, 22:09

Një situatë e pazakontë është filmuar mbrëmjen e sotme në një autostradën Fier-Lushnjë, në afërsi të qytetit të Fierit.

Në pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania, një automjet shihet duke tërhequr një rimorkio me një gomone, ndërsa njëra prej rrotave të rimorkios mungon ose ka dalë jashtë funksionit.

Për pasojë, pjesa metalike fërkohet me asfaltin gjatë lëvizjes, duke krijuar një "rrebesh" shkëndijash që ndriçojnë rrugën në errësirën e natës.

Nuk dihet nëse drejtuesi i mjetit e ka vërejtur defektin gjatë rrugës apo ka vendosur të vijojë udhëtimin pavaresisht tij.

Megjithatë, lëvizja e një rimorkioje në këtë gjendje përbërin një rrezik serioz për sigurinë rrugore, si për shkak të humbjes së stabilitetit të mjetit, ashtu edhe për mundësinë e ndezjes së ndonjë zjarri në anë të rrugës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit