Aeroporti i Vlorës padit qeverinë në Arbitrazhin e Londrës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.08.2026, 20:35

Kompania koncesionare "Vlora International Airport" (VIA) po përgatit një padi kundër qeverisë shqiptare në Gjytatën e Arbitrazhit të Londrës, pas vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës për të anuluar kontratën koncesionare.

Ndryshe nga paditë e zakonshme, kjo kërkesë nuk lidhet me dëmshpërblim financiar, por synon marrjen e një mase sigurimi për të bllokuar procedurën e zgjidhjes së kontratës.

Përplasja mes palëve nisi pasi VIA aktivizoi nenin 21 të kontratës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me mirëkuptim. Egzekutivi e refuzoi këtë kërkesë duke deklaruar se pretendimet e kompanisë bien ndesh me raportimet zyrtare dhe punimet e konfirmuara në terren, duke vijuar zyrtarisht me procedurën e anulimit.

Aktualisht, VIA drejtohet nga administratori Vegim Hoxha (i vendosur nga kompania "2A Group"), pas ngrirjes së aksioneve të shoqërisë "Mabco". Nga ana tjetër, "Mabco" e Behgjet Pacollit ka paralajmëruar padi për dëmshpërblim dhe fitim të munguar, ndonëse Pacolli i ka bërë thirrje publike qeverisë për zgjidhje me mirëkuptim.

Gjykata e Arbitrazhit në Londër pritet të marrë një vendim për masën e sigurimit brenda një muaji e gjysmë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit