Një pushuese ka përjetuar një surprizë krejtësisht të papritur gjatë pushimeve të saj në plazhet e Zanzibarit, duke marrë me vete një kujtim që vështirë se do ta harrojë ndonjëherë.
E reja po relaksohej në ujë, kur pa u vënë re, nga prapa i është afruar një breshkë detare. Pa asnjë paralajmërim, krijesa ujore e ka kafshuar atë direkt në të ndenjura.
Pavarësisht tronditjes së momentit dhe dhimbjes së lehtë, ngjarja ka kaluar pa pasoja të rënda, por me siguri mbetet një nga "suveniret" më të pazakonta e më të paharrueshme që mund të marrësh nga një udhëtim tropikal.