Dalin pamjet e qarta: Hajduti që vodhi gjyshin në Durrës, dyshohet punëtor i huaj

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.08.2026, 18:42

Një rast vjedhjeje është regjistruar në mes të ditës në qytetin e Durrësit, ku pre e një hajduti është bërë një i moshuar. Pamjet e qarta të kamerave të sigurisë, të cilat tashmë po qarkullojnë në rrjet, tregojnë të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Si ndodhi ngjarja

Kjo ngjarje ka ndodhur të shtunën, rreth orës 13:30, në lagjen nr. 6, ekzaktsisht në rrugën “Hysen Myshketa”.

Siç shihet qartë në pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara më parë, i moshuari po ecte në rrugë duke u mbështetur në shkop dhe me një qese në dorë. Në ato momente, i riu është afruar nga pas dhe, duke shfrytëzuar faktin se i moshuari nuk ishte në dijeni, i ka marrë celularin nga xhepi i pasëm i pantallonave.

Menjëherë pas vjedhjes, autori është larguar duke vijuar rrugën qetësisht, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Dyshimet për autorin

Nga këqyrja e pamjeve dhe të dhënat e para, dyshohet se personi që kryen vjedhjen është një shtetas i huaj nga Azia, i cili mund të jetë i punësuar në këtë zonë pranë platformave "delivery" por kjo mbetet për t'u verifikuar nga autoritetet.

Pamjet janë bërë publike me shpresën se i riu do të identifikohet sa më shpejt nga qytetarët apo organet e rendit, në mënyrë që autoritetet të bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit