I theu aksidentalisht xhamin e makinës, qytetarja kërkon pronarin për t’i paguar dëmin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.08.2026, 16:41

Një qytetare kërkon ndihmë për të gjetur pronarin e një automjeti, të cilit i është thyer xhami aksidentalisht në Plazhin e Pasqyrave.

Ajo ka treguar se ditën e sotme rreth orës 15:30, teksa po largohej me makinën e saj nga plazhi, një gur ka kërcyer dhe ka goditur makinën e parkuar, duke i thyer xhamin.

Qytetarja thotë se ka tentuar të gjejë pronarin, por plazhi ishte i mbushur me njerëz dhe nuk ka mundur ta identifikojë. Ajo shprehet se është larguar nga plazhi pasi nuk ka arritur të kontaktojë me të zotin e automjetit.

Përmes këtij apeli, ajo kërkon që pronari i makinës ta kontaktojë, pasi dëshiron të marrë përgjegjësinë për dëmin dhe t’i japë gjysmën e shumës së nevojshme për riparimin e xhamit.

Mesazhi i qytetares:

Përshëndetje JOQ! Po kërkoj pronarin e kësaj makine. Sot, rreth orës 15:30, tek Plazhi i Pasqyrave, teksa po dilja me makinën time, një gur kërceu dhe goditi makinën e parkuar, duke i thyer xhamin.

Nuk e njoh pronarin, ndaj po kërkoj ndihmën tuaj për ta gjetur. Nëse pronari e sheh këtë postim, ju lutem të më kontaktojë. Dua të marr përgjegjësinë për atë që ndodhi dhe t’i jap gjysmën e shumës së dëmit për rregullimin e xhamit.

Plazhi i Pasqyrave Rreth orës 15:30 Ju lutem JOQ, publikojeni që të mund ta gjej pronarin. Sapo ikem nga plazhi sepse askush nuk erdhi Kerkuam qe ta gjenim por plazhi ishte plot me njerez

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit