18-vjeçarja shtrin në tokë të miturën dhe e godet me grushte, shoqja e filmon

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.08.2026, 16:07

Një rast i rëndë është raportuar në Mitrovicë, Kosovë, ku një 18-vjeçare ka sulmuar fizikisht një vajzë 12-vjeçare.

Rasti është bërë i ditur edhe përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku e mitura shihet duke u sulmuar nga e dyshuara, e cila raportohet të jetë nga Prizreni. Në video dëgjohet se në vendin e ngjarjes ka qenë edhe një vajzë tjetër e cila ka regjistruar té gjithë ngjarjen.

Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave materiale, përfshirë edhe videon e publikuar në rrjetet sociale, ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë 18-vjeçaren.

Sipas Policisë, pas intervistimit dhe procedurave të tjera hetimore, me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe po vazhdon të hetohet në koordinim me Prokurorinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit