Tragjedi në Shëngjin: 18-vjeçari nga Kosova gjendet pa shenja jete në det

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.08.2026, 13:47

Një ngjarje tragjike është shënuar në zonën e Kunes, në Shëngjin, ku një 18-vjeçar nga Kosova është gjetur pa shenja jete në ujë.

Sipas informacioneve të deritanishme, ende nuk është përcaktuar shkaku i saktë i vdekjes. Po hetohet nëse i riu është mbytur gjatë qëndrimit në det apo ka pësuar arrest kardiak.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Lezhës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun përfundimtar të vdekjes.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit