18-vjeçari në Shëngjin gjendet pa shenja jete në det

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.08.2026, 13:35

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin. I riu është gjetur pa shenja jete në det, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes.

Dyshimet paraprake janë se 18-vjeçari mund të jetë mbytur, por nuk përjashtohet as mundësia që të ketë pësuar arrest kardiak gjatë qëndrimit në det. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Lezhës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të japë më shumë detaje lidhur me shkakun e vdekjes së të riut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit