“Anijet dhe gomonet kanë pushtuar gjirin e Krorëzës, u ndalen pushuesve te koka”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.08.2026, 12:48

Një pushuese ka denoncuar situatën shqetësuese në plazhin e Krorëzës, ku, sipas saj, numri i madh i varkave, gomoneve dhe anijeve që lëvizin pranë bregut po rrezikon sigurinë e pushuesve.

Në denoncimin e saj, qytetarja shprehet se mjetet lundruese ndalojnë shumë pranë pushuesve, madje “tek koka”, ndërsa vijojnë të qëndrojnë me motorët ndezur.

Është tmerrësisht shumë keq me varkat, gomonet dhe anijet. U ndalojnë pushuesve tek koka me motorra ndezur. Është skandal, mund të vritet ndonjë nga momenti në moment”, denoncon ajo.

Sipas pushueses, trafiku i mjeteve lundruese është aq i dendur sa në disa momente nuk duket më as bregu.

Nuk shihet bregu fare nga anijet dhe varkat që vijnë e ikin çdo moment”, shprehet ajo, duke kërkuar ndërhyrje për të garantuar sigurinë e pushuesve.

Denoncimi ngre shqetësime serioze për respektimin e distancave të sigurisë dhe kontrollin e lëvizjes së mjeteve lundruese në një zonë ku ndodhen pushues.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit