Trafik i rënduar në aksin Milot-Lezhë, qytetarët mbi një orë të bllokuar

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.08.2026, 12:33

Një situatë e rënduar trafiku është raportuar në aksin Milot-Lezhë, ku qarkullimi i automjeteve është vështirësuar ndjeshëm.

Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë tonë, drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të bllokuar prej më shumë se një ore, për shkak të trafikut të rënduar.

“Milot-Lezhë, kemi mbi 1 orë të bllokuar nga trafiku i rënduar”, shkruan qytetari, duke shprehur shqetësimin për situatën në këtë aks.

Fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë krijimin e radhëve të gjata, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe duke zgjatur ndjeshëm kohën e udhëtimit.

Drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrje për menaxhimin e trafikut dhe lehtësimin e qarkullimit në një prej akseve kryesore të veriut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit