Një moment prekës është regjistruar në São Paulo të Brazilit, ku një burrë, sapo doli nga burgu pas përfundimit të dënimit, u ul në gjunjë jashtë portave dhe ngriti duart në shenjë falënderimi ndaj Zotit.
Por emocioni i momentit nuk u ndal vetëm te gjesti i tij. Jashtë ambienteve të burgut e priste një grup i madh njerëzish nga komuniteti i tij, të cilët kishin dalë për ta mirëpritur dhe për t’i dhënë mbështetje në rikthimin e tij në jetën e lirë.
Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe kanë tërhequr vëmendjen për atmosferën e veçantë të krijuar në momentin e lirimit.
Pas një periudhe të vështirë pas hekurave, dalja nga burgu u shndërrua për të në një moment mirënjohjeje dhe emocioni, ndërsa pritja nga njerëzit e tij e bëri rikthimin edhe më domethënës.