34-vjeçari në Kurbin kanos me armë babain dhe dy djemtë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.08.2026, 12:22

Një 34-vjeçar është arrestuar në Kurbin, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një 72-vjeçar dhe dy djemtë e tij, 43 dhe 50 vjeç. Ngjarja ka ndodhur më 22 gusht, rreth orës 20:00, në fshatin Adriatik, pas një konflikti për motive ende të paqarta. I dyshuari, Napolon Nikolli, dyshohet se ka goditur gjithashtu me grushte 50-vjeçarin.

Policia e Kurbinit finalizoi operacionin e koduar “Reagimi”, duke bërë të mundur arrestimin e 34-vjeçarit, banues në fshatin Adriatik. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan pistoletën me të cilën dyshohet se është kryer kanosja, si dhe dy krehra dhe municion luftarak. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit