25-vjeçarja Jetlira Foniqi, e cila humbi jetën në ngjarjen tragjike të së dielës në Malishevë, do të varroset këtë të hënë.
Ceremonia e varrimit do të mbahet në varrezat e Lagjes Foniqi, duke filluar nga ora 18:00, njoftuan familjarët e së ndjerës.
Jetlira ishte në javën e 34-të të shtatzënisë. Për rastin, Prokuroria ka nisur hetimet, ndërsa si i dyshuar për vrasjen e saj është bashkëshorti i saj, 26-vjeçari Egzon Bytyqi.
Sipas Policisë, çifti u gjet i plagosur në dhomën e gjumit. Edhe bashkëshorti i viktimës kishte pësuar plagë dhe është dërguar për trajtim në QKUK, ku gjendja e tij raportohet e rëndë.