“200 metra nga Astiri, por Yzberishti prej 20 vitesh pa asnjë investim”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.08.2026, 11:57

Një banor i zonës së Yzberishtit i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rrugës në zonën e Rrugës “Joklin Persi”, vetëm rreth 150–200 metra larg rrethrrotullimit të Astirit.

Sipas banorit, komuniteti i kësaj zone prej më shumë se 20 vitesh përballet me mungesën e investimeve publike, ndërsa infrastruktura vijon të jetë në gjendje të amortizuar.

Banori ngre gjithashtu pikëpyetje për një projekt të paralajmëruar nga kompanitë MF Invest Group dhe Alkoimpex Vonstruction, të cilat, sipas tij, kanë marrë leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë në shtator 2025.

Prej disa javësh në zonë është vendosur një tabelë punimesh, ku, sipas banorit, shënohet se leja e ndërtimit është dhënë në shtator 2025 dhe se afati i punimeve është 12 muaj. Megjithatë, në tabelë nuk specifikohet data e fillimit të punimeve.

“12 muaj nga dhënia e lejes?”, pyet banori, duke kërkuar sqarime se kur parashikohet realisht nisja e punimeve.

Ai thotë se aktualisht në terren nuk ka punëtorë apo makineri dhe se, pavarësisht vendosjes së tabelës, situata në rrugë mbetet e njëjtë. Banori kërkon që Bashkia Tiranë dhe kompania ndërtuese të sqarojnë publikisht kur kanë nisur ose kur pritet të nisin punimet dhe cili është afati i përfundimit të tyre.

“Jemi vetëm 200 metra nga rrethrrotullimi i Astirit, por kur e sheh zonën të duket sikur jetojmë në vitet 1930”, shprehet ai, duke theksuar se komuniteti ka pritur për investime infrastrukturore prej më shumë se dy dekadash.

Banori ka dërguar edhe foto nga zona, të cilat tregojnë gjendjen aktuale të rrugës.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje JOQ! Jam banor ne zonen e Yzberishtit. Zona ku banoj eshte 150 m larg nga rreth rrotullimi i Astirit,Rruga Joklin Persi, por eshte nje zone e harruar sa i perket investimeve publike. Tashme,para 2 javesh,investitori MF INVEST GROUP dhe ALKOIMPEX VONSTRUKTION,pasi kane marre lejen e ndertimit nebShtator 2025 nga Bashkia Tirane ,kane vendosur nje tabele punimesh. Nga sa shihet ne tabele,pervec dates se dhenies se lejes,mungon data e fillimit te punimeve por ka nje shenim ku thuhet se afati i punimeve eshte 12 muaj!

Sipas kesaj tabele,ose punimet duhet te fillonin menjehere pas lejes se ndertimit dhe sot rruga duhej te inagurohej ose dikush duhet te japi llogari se kur do fillojne punimet. Aktualiasht ne terren nuk ka asnje punetor sepse per makineri nuk behet fjale!

Apo filloje avazi i mashtrimeve per efekt fushate elektorale! Po ju dergoj dhe foto. Ka 20 vjet i gjithe ai komunitet qe jeton ne ate situate. Edhe google maps gabon kur do te shkosh. A thua eshte ne xhunglat e afrikes. Rruga nuk ka pare asnjehere investim ketu e 20 e ca vjet qe ketu banohet. E kam shkruajtur qe tashme tabela ka mbi 4 jave e vendosur dhe aty nuk shprehet se kur duhet te fillojne punimet. Thote qe leja eshte dhene ne Shtator 2025,pra para nje viti dhe po aty thuhet qe punimet zgjasin 12 muaj. Pra pyetja eshte:12 muaj nga dhenia e lejes? Se mesa dime ne,ne tabele duhet te thuhet se kur fillojne punimet!

Kjo eshte ajo qe duhet sqaruar si me Bashkine Tirane ashtu dhe me firmen ndertuese qe ka vene tabelen! Eshte shume e thjeshte por nese ju keni frike te merreni me kete gje,kjo eshte tjeter situate. Kjo eshte situata ne kete zone. Askush nuk kujtohet dhe per me teper qe nga rrethi i Astirit ndodhet vetem 200 m larg por kur e shikon keshtu mendon se jetojme ne vitet 1930.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit