E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.08.2026, 11:48

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me ngjarjen e rëndë në Malishevë, ku një çift bashkëshortor u gjet i plagosur me armë zjarri në dhomën e gjumit.

Si pasojë e plagëve të marra, 25-vjeçarja, e cila ishte në javën e 34-të të shtatzënisë, ka ndërruar jetë në QKUK, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Bashkëshorti i saj, Egzon Bytyqi, po trajtohet nga autoritetet si i dyshuar në këtë rast, ndërsa edhe ai ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas informacioneve fillestare, Bytyqi kishte rreth katër vite që jetonte dhe punonte në Gjermani, ndërsa në Kosovë ishte kthyer rreth një muaj para ngjarjes. Familjarët kanë deklaruar para autoriteteve se kohët e fundit ai kishte pasur probleme me shëndetin mendor gjatë qëndrimit në Gjermani.

Megjithatë, këto mbeten deklarime të familjarëve dhe deri më tani nuk janë konfirmuar me dokumentacion mjekësor. Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit