Pëllumb Tupi 59-vjeçar, banues në Elbasan, është arrestuar nga Policia gjatë fundjavës, pasi dyshohet se tentonte të krijonte kontakte me të mitur me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Sipas autoriteteve, ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, mbetur në tentativë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 59-vjeçari siguronte numrat e telefonit të të miturve përmes mashtrimit dhe joshjes, më pas komunikonte me ta dhe i ftonte për takime. Sipas hetuesve, takimet dyshohet se nisnin në ambiente publike, si kafene, dhe më pas vijonin edhe në banesë.
Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po verifikon edhe mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në këtë rast.