Denoncim nga spitali i Elbasanit: “Çarçafët nuk ndërrohen, pacientët lihen pa mbikëqyrje”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.08.2026, 10:56

Një qytetare ka denoncuar përvojën e saj në spitalin e Elbasanit, duke ngritur shqetësime për kushtet dhe kujdesin ndaj pacientëve.

Sipas saj, çarçafët në spital nuk ndërrohen dhe stafi mjekësor nuk tregon interesin e duhur ndaj pacientëve. Qytetarja tregon se para dy ditësh shkuan në spital pasi një e afërmja e saj nuk ishte mirë dhe qëndruan rreth katër orë, ndërsa me vështirësi arritën të gjenin një mjek që t'u vinte në ndihmë.

“Fola me doktoreshën që ishte aty. Ajo na tha se do t’i bënte një serum tjetër për ta qetësuar, por pas pesë minutash la turnin dhe nuk la askënd që ta mbikëqyrte pacienten”, shprehet qytetarja.

Ajo e konsideron situatën shqetësuese dhe kërkon më shumë përgjegjshmëri nga stafi shëndetësor, duke theksuar se pacientët nuk duhet të mbeten pa mbikëqyrje dhe kujdes.

Denoncimi i qytetares ngre pikëpyetje për shërbimin ndaj pacientëve dhe kushtet në spitalet e Elbasanit.

Denoncimi i qytetares:

Spitalet ne elbasan, carcafet nuk ndrohen fare 1, mjeket nuk interesohen per pacientet. Para 2 ditesh shkuam sepse nje e afermja jon nuk ishte mir. Kemi ndejtur 4 or dhe mezi gjetem nje mjek te vinte te na ndihmonte. Fola me doktoreshen qe ishte aty ajo na tha se do i bente nje serum tjeter per ta qetesuar po mbas 5 minutash la turnin dhe nuk la asnje njeri ne mbikqyrjen e pacientes. Doktoret nuk interesohen per pacientet dhe kjo sesht normale

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit