Ndotet deti te Rana e Hedhun: Kanë shkarkuar ujërat e zeza

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.08.2026, 11:12

Pushuesit kanë ngritur shqetësimin për një situatë të dyshuar ndotjeje në det në zonën e Ranës së Hedhun. Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e JOQ, ditën e sotme uji në këtë zonë është paraqitur në gjendje shqetësuese, ndërsa pushuesit shprehen të alarmuar për cilësinë e ujit.

“Po flitet që kanë shkarkuar depozitat e ujërave të zeza”, shkruan një qytetare, duke kërkuar që situata të bëhet publike dhe të verifikohet nga institucionet përgjegjëse. Deri në këtë moment, bëhet fjalë për një pretendim të pakonfirmuar dhe nuk ka të dhëna zyrtare që të vërtetojnë shkakun e ndryshimit të gjendjes së ujit.

Pushuesit kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për të kontrolluar cilësinë e ujit dhe për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë shkarkim të paligjshëm në det. Çdo ndotje e mundshme në një zonë të frekuentuar turistike si Rana e Hedhun përbën shqetësim për pushuesit dhe mjedisin, ndaj pritet verifikimi i situatës nga institucionet kompetente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit