Tragjedia në Malishevë: Çifti bashkëshortor u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.08.2026, 08:29

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një çift bashkëshortor është gjetur i plagosur me armë zjarri brenda dhomës së gjumit.

Sipas Policisë së Kosovës, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë hasur një burrë dhe bashkëshorten e tij me plagë nga arma e zjarrit.

Të dyve u është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe më pas janë dërguar për trajtim në QKUK.

Gjatë kontrollit në vendngjarje, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Rreth orës 01:10, autoritetet janë njoftuar nga QKUK-ja se gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Sipas raportimeve, viktima ishte shtatzënë. Në vendngjarje ka dalë edhe prokurori i shtetit, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.

Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit