Vritet gruaja shtatzënë – një burrë i plagosur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.08.2026, 08:13

Një grua ka mbetur e vrarë dhe një burrë është plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në Malishevë,

Gruaja që vdiq ishte shtatzënë në javën e 34 të shtatzënisë.

Pavarësisht të gjitha masave të ndërmarra nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur t’u përballojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në Emergjencë. Ndërkaq, burri është në gjendje shumë të rëndë dhe jo stabile.

Ai është i intubuar dhe i kyçur në respirator, ndërsa po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme. Lajmi është konfirmuar për Klanin edhe nga Emergjenca në QKUK, ndërsa akoma nuk dihen detajet e rastit tragjike

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit